Znj. Anna Bednarek


Znj. Anna Bednarek ka diplomuar në Universitetin e Gdanskit në Poloni me nivelin e magjistrit të drejtësisë (LLM) në vitin 1994, kurse ajo ka kaluar provimin shtetëror të Polonisë për postet gjyqësore në vitin 1997. Ajo përfundoi studimet e saj pasuniversitare si gjyqtare civile në Akademinë e Shkencave të Polonisë në Varshavë, si dhe studimet e saj pasdiplomike në Institutin e Shkencës së Vendeve në zhvillim në Universitetin e Varshavës me disertacionin rreth Kartës Afrikane të të Drejtave të Njeriut dhe Popujve në 2008/2009.

Znj. Bednarek ka punuar si eksperte e lartë në zyrën e agjentit të Qeverisë së Polonisë në Komisionin Evropian dhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Divizionin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, Departamentin Ligjor dhe Traktat të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë në Varshavë. Gjithashtu ajo ishte anëtare e Delegacionit të qeverisë së Polonisë për seancën e 54-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në vitin 1998.

Znj. Bednarek ishte emërua si gjykatëse në gjykatën e qarkut në Varshavë në qershor të vitit 1998, ku shërbeu deri në vitin 2001, dhe pastaj ajo ishte punësuar si Konsull në Ambasadën e Polonisë në Romë, Itali nga viti 2001 deri në vitin 2007.

Ajo ka punuar si gjykatëse në gjykatën e qarkut në Varshavë, (Sąd Rejonowy dla Warszawy-Śródmieścia w Warszawie) nga prilli i vitit 2007 deri në janar të vitit 2009. Më pas ajo ishte emëruar gjykatëse e EULEX-it në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, ku ajo punon që prej janarit të vitit 2009.

Në vitin 2008 ajo ka marrë pjesë si trajnuese në “Trafikimi i qenieve njerëzore-Trajnim për gjykatës”. Projekti kishte qëllim të luftonte trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë. Ky projekt ishte organizuar nga Fondacioni La Strada, nga Varshava në Poloni, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme të Polonisë dhe Ambasadës Britanike në Varshavë.

Znj. Bednarek gjithashtu ka punuar për Amnesty International si menaxhere projekti e një projekti në Poloni për publikimin e një doracaku shkollor për të Drejtat e Njeriut dhe si koordinatore e grupit lobues.

Znj. Bednarek ishte emëruar anëtare zëvendësuese e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Paneli) të EULEX-it nga shefi i Misionit të EULEX-it më 25 maj 2011, e pastaj ajo ishte emëruar si anëtare e Panelit nga shefi i Misionit të EULEX-it më 12 korrik 2011.

22.09.2011